Sipërmarrësi u drejtohet emigrantëve: Kthehuni se rrogat i kemi më shumë nga ç’i deklarojmë, Rama: Fshatin s’e kemi gërmuar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frida Krifca dhe deputeti Taulant Balla, ka takuar mëngjesin e sotëm fermerët e Lushnjes.

Gjatë bashkëbisedimit, një nga sipërmarrësit e zonës u bëri thirrje emigrantëve që kanë shkuar jashtë dhe punojnë në bujqësi që të kthehen pasi pagat nuk janë aq sa thuhet.

“Pashë në Greqi kolegët dhe shoh që shqiptarët po rrinë po kot. Greqia ka mbaruar punë para nesh. Europa do produkt Made In Albania, se nuk gjejnë më mirë. Sot është ora e autokombajnave në Shqipëri. U bëj thirrje të kthehen se ne rrogat i kemi çuar më shumë nga ç’i deklarojnë”, u shpreh ai.

Deklaratën e sipërmarrësit kryeministri e mori me humor, ndërsa u shpreh se mosdeklarimi i pagave është një problem i madh për shtetin, por shtoi se me fshatin qeveria është treguar vetë tolerante.

“Ne Shqipëria, kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të Evropës. Natyrisht që po, dhe ky është problem i madh për ne si shtet. Por ne te fshati se kemi gërmuar shumë këtë pjesë. Prandaj na dalin pagat më të ulëtat në rajon se kemi mungesë deklarimi. Nuk ka më çfarë bën një shqiptar në Greqi e Itali, nëse është në sektorin bujqësor. Këtu po, ka çfarë bën. Krahasimi i drejtpërdrejtë, pagë me pagë nuk mjafton”.

You may also like