Sipas Megan Fox, sekreti i dashurisë është të pini gjakun e njëri-tjetrit (në kuptimin e parë të fjalës)

by admin
Spread the love

Megan Fox ka dhënë një intervistë të re për “Glamour UK” dhe ka pranuar se ajo dhe i fejuari Machine Gun Kelly pijënë herë pas here gjakun e njëri-tjetrit për qëllime rituali.

 “Janë vetëm disa pika, por po, ne e konsumojmë gjakun e njëri-tjetrit me raste, vetëm për qëllime rituale”, tregon aktorja, e cila më tej thekson se njerëzit nuk duhet ta ngatërrojnë këtë gjë që tregoi me skenat e serialit “Game of Thrones”.

Megan këmbënguli se ky proces është i kontrolluar dhe vazhdoi me shpjegimin e disa prej ritualeve, të tilla si “ritualet në hënën e re dhe hënën e plotë”.

“Ai është shumë më kaotik, i gatshëm të hapë gjoksin e tij me xham të thyer dhe të thotë: ‘Ma merr shpirtin’. Ai është ekzaktësisht tipi im përsa i përket anës fizike, e kam ëndërruar që kur isha katër vjeç. Unë jam katër vjet më e madhe se ai. Mendimet dhe qëllimet e mia e bënë atë personin që është, kush e di se si do të dukej apo do të ishte sikur të mos ishte për mua”, tha Fox më tej.

Megan është e bindur se suksesi i marrëdhënies së tyre është pikërisht ky!

You may also like