Singapori lëshon urdhër arresti për Zilliacus, sipërmarrësin e interesuar për Interin

by admin
Spread the love

Thomas Zilliacus, një sipërmarrës finlandez i cili ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të bërë një ofertë për të marrë Interin është hasur me probleme.

Sipas Bloomberg, manjati kërkohet për përfshirje të dyshuar në shpërndarjen e deklaratave mashtruese nga Yuuzoo, një kompani që ai drejtonte më parë. Ndaj tij është lëshuar një urdhër-arresti në Singapor dhe një njoftim i kuq nga Interpoli.

“Pas hetimit, disa raporte financiare të lëshuara nga YuuZoo midis 2015 dhe 2016 u konsideruan si materiale mashtruese për mbivlerësimin e të ardhurave të YuuZoo me mbi 14 milionë dollarë, nga 4.6 në 18. 8 milionë dollarë“, thuhet në deklaratën e lëshuar nga policia e Singaporit.


Top Channel

You may also like