Sinani ngre lartë bashkimin e partive opozitare: Do ta bëjnë ndryshimin!

by admin
Spread the love

Profesori universitar dhe njëheritë edhe analist i shquar i çështjeve politike në vend, Arsim Sinani e ka vlerësuar tëjet pozitive ngjarjen e sotme të opozitës shqiptare që promovoi emrin e ri të koalicionit që bën bashkë partitë Lëvizjes BESA, Lëvizjen Demokratike dhe Alternativën.

Sinani vlerëson se lidhja e ktyre partive medoemos do të sjell ndryshimin, ndërsa përmes këtij ndryshimi shqiptarët janë rrugës për tu bërë themeltar.

Bashkimi e bën fuqinë. Lidhja doemos lipset ta bëjë ndryshimin, pasi populli do zhvillim. Do jetë dimër i gjatë ky, por behari do jetë ylli që do ia kthejë dinjitetin popullit shqiptar. Shqiptarët rrugës për tu bë themeltar”, ka shkruar Arsim Sinani.

Sot, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi nga Sheshi Skenderbeu zyrtarizuan frontin opozitat me emrin Lidhja Europiane për Ndryshim. Koalicioni opozitar ne zgjedhjet e ardhshme do te shkon me lista te perbashketa dhe do të kenë kandidat të përbashkët për president.

You may also like