Simeone: Qëndrimi ynë nuk do të ndryshojë, duhet të afirmojmë veten

by admin
Spread the love

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Manchester Cityt. Ai tha se ekipi i tij ka shanse për të kaluar në fazën tjetër dhe se ekipi i tij nuk do të ndryshojë sjellje.

“Është e qartë se qëndrimi ynë nuk do të devijojë nga ajo që ne besojmë. Shpresojmë të kemi shanse më të mira në tranzicion dhe do të jetë një natë e mrekullueshme për lojtarët tanë.

Kritikat për ndeshjen e parë? Unë stërvis që nga viti 2005 dhe nuk kam përçmuar kurrë asnjë kolegun tim. E vendos veten në vendin e trajnerëve me të cilët krahasohem dhe e kuptoj që ata mund të kenë mënyra të ndryshme për të shprehur atë që ndjejnë. Megjithatë, kur dikush është përçmues, nuk jam dakord me të. Por mendoj se çfarë mund të ndodhë nëse eliminojmë Cityn. Do të ishte mirë të heshtnin të gjitha kritikat”.

MANCHESTER CITY- “Kemi përballë një ekip që luan shumë mirë, por kemi mundësi të afirmojmë veten. Është e qartë se vetëm shpresa nuk mjafton. Ne duam ta çojmë lojën në drejtimin tonë”. /oversport.tv

Foto: Atletico de Madrid, Twitter

You may also like