Simeone: Ndaj Dortmund të luajmë siç po luajmë në La Liga

by admin
Spread the love

Diego Simeone ka thënë se Atletico Madrid përballë Borussia Dortmund duhet të luajë siç po luan në La Liga. 

Dy skuadrat ndeshen këtë javë në Champions League në ndeshjen e dytë çerekfinale të Champions League. Ndeshja e parë në Madrid është fituar nga Atletico me rezultat 2-1.  

“Në këto momente nuk ka nevojë të thuhet asgjë. Çdo lojtar që është afër të jetë në mesin e katër më të mirëve në Evropë, nuk ka asnjë nxitje më të madhe. Ne duhet të luajmë siç po bëjmë”, ka thënë Simeone.

Ai ka folur edhe për skuadrën e Borussia Dortmund. 

“Ne përballemi me një ekip që është shumë i fortë në shtëpi dhe që do të fillojë me një ritëm të lartë. Duhet të bëjmë si në ndeshjet e fundit në La Liga, ka besim të madh, do të luajmë një ndeshje të mirë. Ata kanë lojtarë shumë të fortë, madje edhe më të rinjtë. Vitin e kaluar patën një sezon të shkëlqyer, pothuajse duke ia hequr kampionatin Bayernit”, ka thënë trajneri argjentinas. 

You may also like