Simeone: Më pëlqen shumë si luan Interi, Inzaghi-n dhe Zanetti-n i vlerësoj shumë

by admin
Spread the love

Duke folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Getafe-s, trajneri i Atletico Madrid-it, Diego Simeone, komentoi shortin e 1/8-ave së Champions League kundër Inter-it.

Simeone theksoi se i pëlqen shumë mënyra se si luajnë “zikaltërit” e Milanos.

“Ne e dimë se Champions League do të jetë gjithmonë e komplikuar dhe se të gjithë rivalët janë të vështirë për t’u përballur. Interi është në një moment të jashtëzakonshëm, veçanërisht në kampionatin italian. Vitin e kaluar në Champions League ata u shfaqën shumë mirë. Më pëlqen shumë si luajnë, më pëlqen Simone Inzaghi dhe Javier Zanetti dhe padyshim që kam kujtime të mrekullueshme nga ajo që kam përjetuar në kohën e shkurtër që kam qenë në Milano. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe le të shpresojmë se mund të fitojmë”-tha ai.


Top Channel

You may also like