Silva Caka zbulon detaje nga aksioni i LSI-së

by admin
Spread the love

Anëtarja e LSI-së Silva Caka dorëzoi dje në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për antikushtetueshmëri të disa ndryshimeve në ligjin për ‘Vetqeverisjen vendore” por zbuloi se të tjera kërkesa do të shkojnë për ligje të tjera.

“Ky ligj është miratuar para disa vitesh por në vazhdën e disa ndryshimeve që në thelb ishin pozitive por në momentin kur ky ligj ka shkuar në komisionin e ligjeve shtesat dhe ndryshimet e ligjit pësuan një ndryshim me propozimin e relatorit të kësaj çështjes. Kompetencat e Këshillat Bashkiak por edhe kuorumin e nevojshëm për vendimmarrje i ndryshon në thelb ky ligj i ri. Ligji tenton të ndryshojë edhe mënyrën se si merren vendimet për pronat publike. Tashmë nuk kemi më një nivel transparenca. Sa i përket kuorumit mund të them se është vendosur një shumicë e thjeshtë dhe vendimmarrja çohet në një dorë të vetme, duke qenë se në përgjithësi shumicën në Këshillat Bashkiakë i ka ajo forcë politike që ka shumicën në Këshill Bashkiak. Aty kanë qenë shumica të cilësuara për vendimmarrje të rëndësishme. Këto 2 nene, atë për kuorumin dhe atë për kompetencat i kemi çuar në Kushtetuese.

Kjo është një kërkesë e parë që po çojmë në Gjykatë Kushtetuese që i hap rrugën më shumë se 5 ligjeve që ne do t’i çojmë në Kushtetuese. Do të kemi një kërkesë për rentën minerale, do të kemi një kërkesë ankimore për ligjin për vettingun për policinë e shtetit. Ne e kemi miratuar vetë si LSI atë ligj, madje unë kam qenë kontributore personalisht, por u ndryshua fiks pas një viti dhe ne i konsiderojmë ato ndryshime antikushtetuese”, tha Silva Caka për Report Tv.

You may also like