Sileksi – Skopje hapin siparin e xhioros së 23-të – Shqip

by admin
Spread the love

Kampionati në Ligën e pare të futbollit vazhdon të shtunën dhe të dielën me ndeshjet e xhiros së 23 -të apo ndeshjet e para të rrethit të tretë.

Sipari i javës së 23-të, hapet me ndeshjen që do të zhvillohet në stadiumin e Kratovës mes Sileksit vendas dhe Skopjes nga Autokomanda. Ndeshja në fjalë ka rëndësi për të dyja skuadrat pë vendasit që të mbajnë hapin me katër ekipet e para, ndërsa Skopje tani me trajneri Mirsad Jonuz do të mundohet që të shpëton at që mundet mbijetesës.

Takimi zhvillohet të shtunën me fillim në orën 14:00.

Katër sfidat tjera të javës së 23-të do të zhvillohen të dielën me fillim në ora 14:00, takohen: Shkëndija – Ak.Pandev, Struga Trim Lum – Makedonija Gj.P, Shkupi – Rabotniçki, Bregallnica – Pobeda.

Tabela pas rrethit të dytë është sa vijon: 1.Struga Trim Lum 42 pikë, 2.Shkupi 38, 3.Shkëndija 35, 4.Sileksi 32, 5.Bregallnica 29, 6.Tikveshi 28, 7.Makedonija Gj.P 25, 8.Rabotniçki 24, 9.Ak.Pandev 19, 10.Skopje 14 dhe 11.Pobeda 13 pikë

Shaban Sinani /KlanMacedonia/

You may also like