Sikleti ynë më i madh gjatë këtij edicioni ishte…

by admin
Spread the love

Regjisori i njohur shqiptar i Big Brother VIP, Eduart Grishaj dha një intervistë mjaft speciale për emisionin ‘BBV Fan Club’ me moderatoren Megi Pojani ku zbuloi jo vetëm surprizat që priten në finalen e së shtunës, por edhe momentet më të veçanta gjatë këtij sezoni, si edhe momentet e sikletshme për familjarët e konkurrentëve dhe është ndalur specifikisht edhe te kërcënimet e bëra nga fansat.

“Sa më të fortë janë lojtarët, aq më e vështirë bëhet edhe për ne që jemi mbrapa tyre. Shumë momente të vështira, po kënaqësia ka qenë shumë e madhe gjatë gjithë procesit të punës. Një nga ato momentet që ia vlen për t’u specifikuar është se për shkak të popullaritetit që u bë shumë i madh, mbase ofendimet e mëdha për prindërit e konkurrentëve që ishin në shtëpinë e ‘Big Brother’.

Kjo u rëndua shumë para pak kohësh, tani ka filluar të ulet, është ndërgjegjësuar. Kur shikoje që kërcënoheshin bashkëshortët, fëmijët ose prindërit e konkurrentëve… ata ishin të parët që e vuanin.

Ishte dhe siklet yni që mundoheshim t’u thoshim  që është një lojë që njerëzit e shikojnë me shumë tifozllëk, por çdo gjë do të vijë të normalizohet dhe kështu ka ndodhur”-tha Eduarti.

You may also like