Si u bë Gonxhe Bojaxhiu, Nënë Tereza?

by admin
Spread the love

Kushdo që e njeh Nënën Terezë/Shën Terezën sigurisht e di edhe se ajo nuk quhej gjithmonë ashtu. Por, pak veta e dinë se si nga Anjezë Gonxhe Bojaxhiu u kalua në Terezë.

E shenjta e fundit e Kishës Katolike ashtu si historinë e jetës e shërbimit, mjaft interesant e ka edhe historinë e emrit.

Pas pranimit të thirrjes dhe dëshirës për t’u bërë murgeshë, Anjeza me vetëm 18 vjet kishte udhëtuar për në Irlandë duke iu bashkuar kështu “Motrave të Loretos”, ku edhe mësoi anglisht, njofton Klan Kosova.

Në vitin 1929 Anjeza udhëton për në Indi dhe në një qytet pranë Himalajeve ndau mendjen që përfundimisht të përfundojë ritualet fetare për të vazhduar tërë jetën si shërbyese e zotit.

Ajo i filloi predikimet fetare në vitin 1931 kur edhe vendosi ta ndryshojë emrin.

Gonxhja zgjodhi të quhej “Thérèse”, sipas shenjtores “Shën Thérèse e Lisieux-it”, por një tjetër murgeshë tashmë kishte zgjedhur këtë emër.

Megjithatë Anjeza gjeti një zgjidhje, ajo adoptoi emrin “Thérèse” që shqiptohet frëngjisht dhe e bëri “Teresa” me shqiptim spanjisht/latinisht, njofton Klan Kosova.

Emri frëngjisht “Thérèse” rrjedh nga fjala freke “therízō”, që përkthehet si “fryt, prodhim, bollëk”.

Kështu dikur Anjezë Gonxhe Bojaxhiu tani ishte Motër Teresa, e cila më vonë nga shërbesa e saj dhe jeta e devotshme u njoh botërisht si “Nënë Tereza e Kalkutës”.

Por, përse Anjezës i kishte pëlqyer dhe e admironte aq shumë Shën Thérèsen.

Ajo ishte nga Franca dhe njihej ndryshe “Lulja e Vogël e Jezuit”.

Shën Thérèse e Lisieux-it vlerësohet si një ndër të Shenjtit më me influencë në kohërat moderne, madje Papa Piu e kishte quajtur “shenjtorja më e madhe e kohërave moderne”.

Ajo kishte vdekur nga tuberkulozi vetëm në moshën 24 vjeçare.

Përkundër se e re, kishte bërë një jetë të devotshme, por edhe shkrimet e saj ishin vlerësuar shumë dhe ishte shpallur edhe “Doktor i Kishës”, një titull shumë i rrallë, sidomos për femra.

Kjo e kishte frymëzuar shumë Gonxhen, ndaj kishte vendosur t’ia pasonte emrin, pa e ditur se një ditë do të bëhej vet edhe më e famshme po me këtë emër – Terezë.

Por, nuk janë vetëm këto dy shenjtore – Shën Thérèse e Lisieux-it dhe Shën Tereza e Kalkutës – që kanë këtë emër simboli.

Bashkë me Nënë Terezën tashmë bëhen gjashtë të shenjta që ndajnë emrin në versione të ndryshme.

Shën Teresa e Ávila, ose e njohur ndryshe si Teresa e Jezusit.

Pastaj, Shën Teresa  Benedicta e Kryqit.

Shën Teresa e Los Anderes dhe Shën Teresa Margaret e Zemrës së Shenjtëruar.

Shën Thérèse e Lisieux-it dhe e shenjta shqiptare e shenjtëruar me katër shtator 2016, për të cilën Papa Françesku tha se do të emërohet vetëm “Shën Tereza”, sepe ajo nuk është e një vendi, është e botës./klankosova.tv.

You may also like