“Si sot 8 vite”, Dr. Flori kujtohet nga bashkëshortja e tij me foton emocionuese

by admin
Spread the love

Dr. Flori është ndarë nga jeta si sot 8 vite më parë, por kujtimi i tij është gjithmonë i pranishëm tek njerëzit e afërt dhe miqtë e ngushtë. Këta të fundit e risjellin gjithmonë në kujtime në rrjetet sociale e media, por gjithashtu kanë qëndruar për gjithë këto vite pranë familjes së tij.

Në orët e para të ditës së sotme, ka qenë bashkëhsortja e cila e ka kutjuar me një foto emocionuese të këngëtarit dhe vajzës së tij. “Përgjithmonë”, ka shkruar Blerina krah fotos. Dr. Flori bashkë me Landin dhe Mirin në vitin 1996 krijuan grupin West Side Family të cilët lançuan këngën e parë Tik-Tak dhe këngë të tjera.

Në vitin 2002 ata lançuan këngën e tyre shumë të njohur e cila në ato vite u bë hit, Tirona. Kjo këngë u prit shumë mirë nga audienca shqiptare si në Shqiperi dhe Kosovë.

Në vitin 2002, grupi mori pjesë në festivalin Kënga Magjike me këngën “Mesazh”. Vitin tjetër ata morën sërisht pjesë në Këngën Magjike me këngën “Oh Çike”, e cila më vonë do të bëhej një nga këngët më të mëdha hit.

You may also like