Si Rui Kosta dhe CR7, Rafa Leao bën hovin cilësor

by admin
Spread the love

Tetëdhjetë e gjashtë topa të prekur. Mund të fillojmë që këtu për të folur për mbrëmjen e Rafael Leaos ndaj Atalantës. Për një sulmues, qoftë edhe një anësor, ato janë një gjë e madhe. Për të sqaruar: herën e fundit që luajti nëntëdhjetë minuta, kundër Napolit, ishin 47 topa të prekur.

Le të nisemi nga kjo shifër – që është edhe rekordi i tij i sezonit – sepse tregon se sa shumë ishte përfshirë Rafa në ndeshjen e së dielës, por këtë herë diskutimi duhet të zgjerohet menjëherë. Domethënë sa është portugezi brenda këtij Milani. Nëse do të jetë ndeshja e së dielës mes Rafas së vjetër dhe atij të ri, do të zbulohet në javët në vijim, por dy gjëra janë absolutisht të sigurta. Një: Ajo ndaj Atalantës ishte një nga ndeshjet e tij më të mira që kur ka veshur fanellën kuqezi.

Dy: nuk po flasim për performancën si qëllim në vetvete, sado cilësore, por për një qëndrim të përgjithshëm. Në përmbledhje: Leao ishte lideri i padiskutueshëm i Milanit këtë herë. E mori ekipin për dore me shpërthimet e tij dhe e shtyu në shpirt me afrimin e tij. Skuadra mori energji prej tij. Ai i shtyu shokët e skuadrës, i bëri thirrje turmës që të mbështeste, goditi portën katër herë, krosi tetë, fitoi njëmbëdhjetë duele (nga 16 të tentuara).

KULTI I BUKURISË – Pioli dhe bota kuqezi kërkon pikërisht këtë nga ai. Pra që të behet një lojtar total, në menaxhimin e këmbëve dhe mendjes. Sepse atëherë golat si i së dielës janë një çështje paradoksale relative: të gjithë e dinë që i ka në zemër. Nëse Leao shënon, ka më shumë gjasa që ata të jenë gola të bukur, ndonjëherë madhështorë. U ndodh futbollistëve vizionarë me kultin e një bukurie që ndonjëherë mund të jetë edhe limit për ta.

Faqja e errët e hënës është goditje me thembër ndaj Njukasëllit, ndërsa ndaj Atalantës drita ishte verbuese për nga bukuria. Për më tepër, ai përdori përsëri thembrën e tij. Për të ndalur një pasim të gjatë që erdhi nga ana e kundërt e fushës dhe më pas për t’i shpëtuar kontrollit të Ruxhgerit. Në kampionat nuk e kishte hedhur për pesë muaj. Ishte 23 shtatori kundër Veronës.

Më pas, sigurisht, e kishte menduar në kupa: një në Champions, dy në Ligën e Europës, dy në Kupën e Italisë. Rafa është lojtari i vetëm në Serinë A që ka shënuar në katër turne të ndryshme teksa me golin e së dielës arriti kuotën 50 në pesë kampionatet kryesore evropiane dhe barazoi Rui Kostën në vendin e dytë mes golashënuesve më të mirë portugez në Serie A me 42 teksa në krye është padyshim Kristian Ronaldo me 81.

Megjithatë, ajo e së dielës ishte më shumë një mbrëmje rritjeje sesa një mbrëmje numrash. Në kërkim të asaj vazhdimësie dhe asaj pjekurie të përgjithshme që ka ecur gjithmonë me hope dhe që deri tani e ka mbajtur jashtë derës së klubeve më të mira.

Ata që kanë idenë e fitimit të Topit të Artë, diçka për të cilën në realitet ka thënë tashmë se po e mendon. Me të drejtë, sepse ambiciet nuk duhet të kenë kufi kur je 24 vjeç dhe i talentuar. “Kohët e vështira i bëjnë burrat të fortë! Kohët e lehta i bëjnë burrat të dobët”, shkruante ndërkohë portugezi në profilin personal në “Instagram”.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – PANORAMASPORT.AL

You may also like