Si përfundoi ky avion në “gojën e peshkaqenëve”? – Shqip

by admin
Spread the love

Një avion i marinës që fluturonte në mot me shi humbi pistën të hënën, 20 nëntor, në një bazë ushtarake në Hawaii dhe u ul në gjirin Kaneohe. Asnjë nga nëntë personat në bord nuk u lëndua.

Zëdhënësi Orlando Perez nuk kishte informacion se pse avioni P-8A humbi pistën dhe bëri një ulje emergjente në gji.

Kjo ngjarje e pazakontë është kapur nga dëshmitarja Diane Dircks.

Ajo tha për mediat se përvoja la përshtypje të fortë: “Vrapuam deri në fund të skelës, ku arrita të bëja disa foto. Ishte e pabesueshme”.

Pamjet nga Dircks tregon avionin në oqean, shumë afër bregut.

Pra, kjo skenë të kujton shumë skenat nga filmi “Miracle on the Hudson” nga viti 2009.

Filmi bazohet në një ngjarje të vërtetë kur një aeroplan pasagjerësh i pilotuar nga Chesley Sullenberger u detyrua të ulej në lumin e New York-ut. Të gjithë 155 personat në bord mbijetuan.

Avioni P-8A dhe Airbus A320 nga filmi janë afërsisht të njëjtën madhësi.

Më interesante është se shkëmbinjtë koralorë në Gjirin Kaneohe janë vendi kryesor i grumbullimit të peshkaqenëve. /tesheshi.com/

You may also like