Si ndikon vapa tek shëndeti i zemrës?

by admin
Spread the love

Temperaturat e larta nxisin trupin të djersijë më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme. Kjo do të thotë që organizmi humbet më shumë lëngje se zakonisht dhe një gjë e tillë mund të shkaktojë një rënie të tensionit të gjakut. Një gjë e tillë shkakton vështirësi tek njerëzit që vuajnë nga zemra. Vapa e madhe mund të shkaktojë një barrë të rëndë tek zemra dhe qarkullimi i gjakut. Zemra rreh më shpejt dhe punon më fort të pompojë gjak i cili duhet të qarkullojë sa më pranë sipërfaqes së lëkurës për të përshpejtuar djersitjen.

Gjaku trashet më shumë verë dhe bashkë me ndryshimet në nivelin e kolesterolit, kthehen në faktorë të rrezikshëm për shëndetin e zemrës. Shoqata Amerikane e Zemrës thonë se ekspozimi i vazhdueshëm për dy ditë me rradhë në temperaturat përvëluese të verës mund të rrisë rrezikun e vdekjes së parakohshme si pasojë e një problemi me zemër./ Healthline

 

 

Artikulli MëparshëmDietat që ndihmojnë me depresionin, ushqimet që duhet të hani
Artikulli TjetërArsyeja pse pjepri nuk duhet shqëruar me asnjë frut tjetër

You may also like