Si i “vrau” Reforma në Drejtësi përgjimet e 21 janarit

by admin
Spread the love

Nuk më pëlqen të flas për 21 janarin më 21 janar, kur media dhe politika bëjnë atë qokën e zakonshme dhe pastaj e harrojnë. Sot është 22 janar dhe qoka mbaroi.

Prej dy ditësh qarkullojnë lajme/spekulime se ka ca regjistrime të komunikimeve radio mes gardistëve më 21 janar 2011. Që këto regjistrime të përbëjnë provë për hetime ato duhet të ekzistojnë, të jenë autentike, të jenë të pamodifikuara, të jenë të dëgjueshme qartë. Megjithatë, vetëm regjistrimet nuk vlejnë nëse nuk shoqërohen me prova të tjera, bie fjala, me dëshmi që ato urdhëra janë dhënë vërtet.

Lexo më tej:


Surpriza/ Zbulohen përgjimet audio të urdhrave për të vrarë në 21 janar

E zëmë një moment që të gjithë kushtet plotësohen. Për cfarë vlejnë regjistrimet?

Po të lexosh tekstin, duket sikur komandanti i Gardës jep urdher për të qëlluar në trup. Nuk rezulton ende se ky është urdhër nga më lart se komandanti. Atë ditë u vranë katër persona. Dy u akuzuan dhe u dënuan, mes tyre edhe ai qe supozohet nga këto regjistrime se dha urdhër.

Mirëpo, ata u dënuan, pavarësisht se për cfarë u dënuan dhe sa u dënuan.

Para vitit 2017, ligji parashikonte qe nese dilnin prova te reja vendimi i gjykates rishikohej dhe ceshtja rihapej. Kjo vlente për të gjithë të dënuarit. Përjashtim bëhej vetëm për vendimet e pafajësisë qe rishikoheshin jo më vone se 5 vjet nga vendimi. Ky ishte neni 449 i Kodit të Procedurës Penale.

Me rastin e Reformës në Drejtësi, u rishikua ky nen. Euralius dhe profesorë të drejtësisë debatuan nëse duhej hequr fare kufiri 5 vjecar, apo duhej qe vendimet e pafajësisë të mos rishikoheshin fare, edhe sikur të kishte prova të reja. Megjithatë kjo nuk kishte të bënte me 21 janarin, sepse gardistët nuk dolën të pafajshëm. Ata u dënuan.

Kur befas, në një mbledhje të komisionit të ligjeve andej nga Marsi 2017, teksti i nenit 449 pësoi një ndryshim të cuditshëm andej nga fundi i mbledhjes. Aty u shkruajt që nuk rishikohen jo vetëm vendimet e pafajësisë, por edhe ato të dënimit kur i rëndohej pozita të dënuarit, qoftë edhe sikur të dilnin prova të reja. Pra, nëse dilte në skenë ndonjë provë e re që mund të dënonte më shumë të dënuarin, kjo nuk do lejohej më.

Carlo Bollino akuzon Artan Hoxhën për përgjimet e 21 janarit

Une vetë reagova nga të parët sepse më digjte kjo cështja e 21 janarit me të cilën po merresha. Ishte atentat i mirëfilltë ndaj cështjes. Reaguan një tufë organizatash të shoqërisë civile. Reaguan edhe organizata te llojit politik, si nisma Thurje, nisma Sfida, etj. Madje një grup organizatash i shkruan Presidentit që të kthente mbrapsht ligjin sepse ky neni 449 nuk duhej të kalonte kështu. Në letër thuhej troç që ky nen do mbyllte përfundimisht dosjet e krimeve. Shkruan dhe gazeta e portale në atë kohë. Nuk reflektoi askush.

Tani, neni 449 është pjesë e Kodit dhe është kapaku i artë për rigjykimin e atyre që u dënuan një herë për 21 janarin. Jo vetëm përgjime të dalin, por sikur vetë ata të dalin e ta bërtasin te sheshi Skënderbej që vranë me dashje e dhanë urdhera, prapë dosja nuk hapet.

Për sa kohë nuk ka regjistrime që implikojne direkt persona të tjerë të pahetuar (dhe me këtë tekst të përgjimeve nuk dëgjohet ndonje ministër që jep urdhëra), këtyre përgjimeve ti pijmë lëngun sepse as nuk nis dot cështja kundër Ndrea Prendit, që pastaj të dalin më tutje te ndonjë tjetër. Reforma në Drejtësi i vuri tapën shishes si në ato përrallat arabe ku xhindi nuk dilte dot nga mallkimi i vulës mbi tapë.

Marrē nga Facebook i autorit Dorian Matlija

You may also like