si goditet shumëkatëshi i banimit në Kiev – Shqip

by admin
Spread the love

Skena si ato dje në Siri, ku rusët bombardonin pa mëshirë në krah të forcave të Asadit, janë shfaqur së fundi në Kiev, në tentativën për ta pushtuar kryeqytetin ukranias.

Kështu, një shumëkatësh banimi pranë një aeroporti tjetër në Kiev u godit nga një predhë raketore, duke hedhur në erë disa kate.

Kryebashkiaku Klitschko tha se numri i viktimave nuk dihej.

Reagoi menjëherë Dmytro Kuleba, ministri i Jashtëm i Ukrainës, duke shkruar në rrjete:

“Qyteti ynë paqësor i mbijetoi një natë tjetër nën sulmin e raketave ruse. Njëra prej tyre goditi një ndërtesë banimi në Kiev.

Kërkoj nga bota të izolojë plotësisht Rusinë, të dëbojë ambasadorët, të vendosë një embargo gazi, të shkatërrojë ekonominë e tyre.

Ndaloni luftën, kriminëlë rusë!”.

Videoja e shpërndarë nga shërbimi për shtyp i Volodomir Zelenskit tregon goditjen dhe shpërthimin në ndërtesë. /tesheshi.com/

You may also like