si e bëjnë viktimën personazhet të një vendi genocidal – Shqip

by admin
Spread the love

Presidenti serb Vuçiç, tha sot se Serbia është duke biseduar me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në përpjekje për të gjetur një kompromis në Kosovë dhe se njerëzit që janë në barrikada, “i presin Krishtlindjet në shtëpitë e tyre”, transmeton Beta.

Pas takimit me patriarkun serb Porfirije, Vuçiç theksoi se tani bisedimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare janë të vështira dhe dinamike, sepse pala serbe përfaqëson interesin e popullit, i cili, siç tha ai, nuk shkoi në barrikada “se u ka shkuar mendja”.

Ai u tha atyre që, siç tha, kërcënojnë Serbinë se “koha po ikën dhe se do ta lënë Kurtin të përfundojë gjithçka që duhet bërë”, se janë “histerikë dhe e shohin të vetmen zgjidhje në dëbimin e serbëve nga veriu i Kosovës”.

“E dimë që të gjithë dëshironi konflikte, doni të vrisni serbët, të gëzoheni me vdekjen e serbëve, sepse më e rëndësishme është që të konfirmoni integritetin territorial të të ashtuquajturës Kosovë”, tha Vuçiç, duke sajuar realitete të paqenë më vrasje serbësh,

Gjithsesi, siç tha ai, do të diskutojë për gjithçka, duke kërkuar “një dritare nëpër të cilën mund të rrëshqasim”, por që edhe nëse kjo krizë të kalohet, për 15 ditë do të shfaqet një krizë e re, sepse shqiptarët dhe një pjesë e madhe e bashkësia ndërkombëtare nuk sheh zgjidhje tjetër përveç dëbimit të serbëve, arsyetoi njeriu që udhëheq një vend të provuar si genocidal ndaj popujve të tjerë.

Vuçiç përsëriti arsyet pse serbët janë në barrikada dhe kritikoi njoftimin e Evropës, në të cilën kërkohet të sigurohet liria e lëvizjes për të gjithë, me pyetjen nëse kudo në botë ndodh që lëvizja e një udhëheqësi fetar të ndalohet, referuar Partiarkut Profirije, të cilit ju ndalua hryja në Kosovë, duke iu vënë kusht që mund të vijojnë rrugën për në Patriarkanën e Pejës, mjaft të dënonte veprimet e strukturave kriminale serbe në veri.

Porfirije tha se nëse ka vullnet të mirë, mund të gjendet një rrugë për jetën e përbashkët të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

“Në këtë moment, pavarësisht se më kanë ndaluar të shkoj në Kosovë, mbi të gjitha jam i sigurt dhe i siguroj të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia në Kosovë, se do të jem me ta pa pritur gjatë dhe se do të falem me ta tek Zoti”, u tha Porfirije gazetarëve në Patriarkanë, pas një takimi me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai tha se nuk donte të hynte në atë se çfarë janë të drejtat civile dhe liritë fetare, por vuri në dukje se Patriarkana e Pejës është për KPS-në ashtu siç është Vatikani për Kishën Katolike Romake.

“Imagjinoni tani që dikush pa asnjë arsye, me një lloj shpjegimi komik për ta thënë më butë, vetëm sepse mundet, e ndalon Papën të hyjë në Vatikan dhe të hyjë në Lateran”, tha Patriarku serb.

Ai pyeti nëse ka një kryetar të ndonjë bashkësie fetare që nuk mund të vizitojë popullin e tij dhe besimtarët e tij dhe që “nuk mund të hyjë në shtëpinë e tij”, duke theksuar se Patriarkana e Pejës është pronë e Kishës Ortodokse Serbe.

Ai vlerësoi se një ndalim i tillë është i pakuptimtë, absurd dhe irracional dhe u bëri thirrje atyre që mund të ndikojnë te vendimmarrësit në Prishtinë, siç është vendimi “për ndalimin e Patriarkut të shkojë në shtëpinë e tij”.

Porfirije shtoi se i ka përsëritur presidentit serb Aleksandar Vuçiç dhe Qeverisë së Serbisë që të bëjnë gjithçka për të ruajtur paqen. /tesheshi.com/

You may also like