Si do ta bashkoni PD-në për zgjedhje? Flet Berisha: Dera është e hapur, po s’heq dorë nga primaret e as s’i zëvendësoj me sondazhe

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, është duke mbajtur mesditën e sotme një komunikim me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ku një nga qytetarët e ka pyetur kryedemokratin sesi do të bëhet bashkimi i PD-së, për të shkuar në zgjedhjet vendore me kandidatë të përbashkët.

Në përgjigjen e tij, Berisha theksoi se është gati të bashkëpunojë me këdo, por nga primaret nuk mund të heqë dorë dhe as nuk do t’i zëvendësojë ato me sondazhe.

Ish-kryeministri akuzoi Ramën se përçarja e PD-së është vetëm në interes të tij, ndërsa shtoi se kreu i qeverisë “betejën e ka me 11 dhjetorin sepse atë tjetrën e kishte në xhep”.

“PD e vërtetë, e rithemeluar, ka përcaktuar një procedurë që s’ka demokrat që normalisht duhet ta refuzoje. Por kur 1 vit më parë kaloja nga foltorja në foltore për peng Bashën, kishte edhe të tjerë skeptikë. Sot besoj që është e qartë se të gjitha ato janë përpjekje të Edi Ramës, dhe s’kanë asgjë të përbashkët me PD. Kam qenë dhe jam i hapur që çdo deputet, anëtar i kësaj partie të kandidojë për primare. Por, skam kurrë i hapur të heq dorë nga primaret dhe aq të zëvendësoj primaret me sondazhet. Edi Rama, betejën e ka me 11 dhjetorin, se atë tjetrën, siç provuan kohërat e kishte në xhep”, shprehet ai.

Kujtojmë se nga ana tjetër, grupim i Alibeajt ka deklaruar se në draftin e propozuar nga ata primaret nuk nxirreshin “jashtë loje”, por merrnin 50 për qind të rolit, duke i shtuar një 50 për qind tjetër sondazheve për të marrë edhe mendimin e qytetarëve përpos atij të anëtarësisë.

You may also like