Si do e mbroni nesër selinë PD-së? Gazment Bardhi i përgjigjet ashpër Floriana Garos dhe nuk i lë gjë pa thënë

by admin
Spread the love

Sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi ka bërë një deklaratë me tone të ashpra për Floriana Garon, e cila është  zëdhënës e Foltores së ish-kryeministri Berisha.

Bardhi tha se Floriana Garo flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s’ka bërë asnjë betejë dhe nuk mund tu tregojë demokratëve se çfarë duhet të bëjnë.

Deklarata e Bardhit:

“Selia e PD është pronë e PD, e demokratëve, asnjë demokrat nuk është i përjashtuar për të ardhur në seli, nuk kemi mbyllur derë dikujt, çdokush është i ftuar të vizitojnë selinë qendrore. Pastaj deklarata të papërgjegjshme të një njeriu, Floriana Garo që flet në emër të demokratëve se nuk përfaqëson asnjë demokrat, se s’ka bërë asnjë betejë, nuk mund të as të na tregojë çdo bëjnë demokratikët dhe as t’i mësojnë. Demokratët i kanë dalë për Zot për PD, një betejë kemi ne, këta burra dhe gra që janë me mua në sallë dhe mijëra të tjerë që janë jashtë kësaj salle, kanë përballje dhe betejë më Ramën, dikush tjetër ka vendosur për problemet e tij personale të ketë betejë, përgjegjësia jonë, e çdo institucioni është të mos ketë luftë brenda.”, u shpreh Bardhi.

You may also like