Si Ajaxi dhe Monaco, Kastrioti është skuadra më në formë e Europës

by admin
Spread the love

Kastrioti është skuadra më në formë e Europës. Po, ashtu siç e lexuat. Skuadra krutane e Kategorisë Superiore ka arritur që të marrë 6 fitore radhazi duke u larguar nga zona e ftohtë e rënies dhe pse jo duke parë nga Europa.

Mëkat i madh që diçka të tillë nuk e menduan më parë për të plotësuar dokumentacionin e nevojshëm për të luajtur në Kupat e Europës.

Skuadra e drejtuar nga dyshja Çela-Kuli i ka befasuar të gjithë me ecurinë e saj duke marrë 6 fitore radhazi. Vetëm Ajaxi në Holandë dhe Monaco në Francë kanë të njëjtën ecuri pozitive si skuadra shqiptare nga kampionatet kryesore të Europës.

Bayerni me 5 fitore dhe Interi me 4 fitore radhazi në ndeshjet e fundit janë ato që plotësojnë këtë renditje. Por çfarë ka interesante te Kastrioti? Skuadra ka gjetur besimin, ka ditur të vuajë në fushën e lojës dhe të marrë rezultatet. Interesant është fakti që 6 fitoret e fundit kanë ardhur me një gol diferencë, çka tregon që skuadra ka qenë taktikisht perfekte dhe ka shfrytëzuar gabimet e kundërshtarit.

Nuk përfundon këtu, sepse Kastrioti në fakt ka 8 ndeshje pa humbje, që nga 3 marsi, afërsisht afërsisht 2 muaj. Skuadra krutane ka arritur që të fitojë si me kundërshtarët direkt për mbijetesën, por mbi të gjitha të bëjë suprizën edhe me ato që janë sipër në renditje si Tirana, Kukësi dhe Partizani. /oversport.tv

You may also like