Shumë zhurmë rreth Lukakut, belgu thotë “jo” ndaj Milan e Newcastle

by admin
Spread the love

Romelu Lukaku është i rrethuar me shumë paqartësi përsa i përket të ardhmes së tij. Te Chelsea ai nuk e ka justifikuar veten, edhe pse është blerja rekord e klubit për 115 milionë euro.

Së fundmi “Standard” shkruan se sulmuesi belg do të refuzojë ofertat e Milan dhe Newëcastle, madje për këta të fundit nuk ka asnjë interes edhe pse janë ndër klubet e pakta që e përballojnë financiarisht.

Lukaku kohët e fundit është frustuar edhe më shumë, për shkak të minutave të pakta që trajnerit Thomas Tuchel i ka dhënë. Belgu nuk është përshtatur dot me stilin e lojës që aplikon tekniku gjerman.

Dyshohet shumë që Tuchel do të ndërtojë një skuadër rreth Lukaku, ndaj edhe largimi shikohet si zgjidhja më e mirë. Te Milani sulmuesi nuk shkon edhe për shkak të tifozëve të Interit, të cilët i acaroi pak kohë më parë me intervistën e dhënë në Sky Italia.

Momentalisht vetë Chelsea është në udhëkryq, por Todd Boehly, i cili pritet të marrë pronësinë e londinezëve, e ka të qartë që Thomas Tuchel do të jetë sërish në qendër të projektit dhe kështu e ardhmja e Lukaku është e qartë në njëfarë mënyre. Vetë sulmuesi dëshiron të qëndrojë dhe t’ia kthejë mbrapsht klubit investimin dhe besimin në të. / oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like