shuhet Bob Dole – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-senatori amerikan dhe kandidati presidencial Bob Dole vdiq të dielën në moshën 99-vjeçare, njoftoi fondacioni i tij në Twitter.

Dole vdiq në gjumë, njoftoi Fondacioni Elizabeth Dole.

Në shkurt, u njoftua se Dole ishte diagnostikuar me kancer të avancuar të mushkërive dhe do të fillonte trajtimin.

“Mjerisht, ne raportojmë se senatori Robert Joseph Dole vdiq këtë mëngjes”, tha fondacioni në një deklaratë.

“Ai i ka shërbyer me besnikëri Shteteve të Bashkuara për 79 vjet,” citoi të thoshte Reuters.

Një senator republikan për një kohë të gjatë nga Kansas ishte kandidati presidencial i partisë së tij në 1996, por dështoi kundër demokratit Bill Clinton.

Ai pati në rrugëtim klasik amerikan: nga varfëria e Depresionit të Madh në vitet 1930, përmes Luftës së Dytë Botërore deri në korridoret e institucioneve qeveritare amerikane.

Kujtojmë se në vitin 1990, Dole ka udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë, ndërsa në gusht të vitit 2020, për nder të angazhimit të tij për Kosovën, busti i tij është ​venodsur në Prishtinë.

Në atë kohë, përmes një video-mesazhi, Dole ka shprehur mirënjohjen për inaugurimin e bustit.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”.

Po ashtu, në një postim në Twitter më 30 gusht të vitit 2020, Dole shkroi:

“Tridhjetë vjet më parë, unë dhe kolegët e mi kemi udhëtuar për herë të parë në Prishtinë. Askush nga ne nuk mund ta dinte se ky do të ishte fillimi i një rrugëtimi drejt pavarësisë për popullin e Kosovës”.

Më 30 nëntor, Dole ka bërë postimin e fundit në Twitter për Kosovën, duke paralajmëruar një program të Institutit Dole për historinë e Kosovës.

“Zoti e bekoftë Amerikën dhe Zoti e bekoftë Kosovën” /tesheshi.com/

 

 

You may also like