Shuhen shpresat e Partizanit, Da Silva zyrtarizohet te klubi i ri

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë është edhe zyrtare se Victor Da Silva është larguar nga Kategoria Superiore. Ish-lojtari i Vllaznisë kërkohej me ngulm nga Partizani dhe Tirana, por ai tashmë është bërë lojtari më i ri i Olympiacos Nicosia.

Lajmin e ka bërë vetë klubi nga Qirpo me anë të një postimi në faqen zyrtare. Në të thuhej se Da Silva ka firmosur një kontratë që do ta mbajë lidhur me klubin qipriot të paktën për një vit.

Ndërkohë që në kontratën e tij qëndron opsioni për të rinovuar edhe për një tjetër sezon. Kohët e fundit Da Silva kërkohej nga dy klubet e kryeqytetit Tirana dhe Partizani, por në fund duket se 27-vjeçari është bindur nga Olypiacos Nicosia. /oversport.tv

You may also like