Shtyhet shitja e biletave për miqësoren me Burkina Fason – ja njoftimi i FFK’së

by admin
Spread the love

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se për shkaqe teknike shitja e biletave për ndeshjen miqësore Kosova – Burkina Faso është shtyrë për ditën e martë.

FFK njofton se shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike në dy pika të shitjes së kompanisë “Artmotion” në Prishtinë.

Insporti raportoi gjatë ditës së sotme se tifozëve nuk iu mundësohej t’i blinin biletat, pasi shërbimet e http://Tiks.app ishin të padisponueshme.

https://insajderi.org/tifozet-nuk-po-munden-ti-blejne-biletat-per-miqesoren-ndaj-burkina-fasos-ende-asnje-njoftim-nga-ffk-ja/?fbclid=IwAR3vtlLgGJeB6oV73QfWDBN8Lkxelv_EtL6EfTFt6Ruvrbun8uGBjfo3FLg

Ndryshe, takimi Kosova – Burkina Faso zhvillohet më 24 mars, në orën 18:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Insporti.com

You may also like