Shtutgarti e nis keq pjesën e dytë të sezonit mund në transfertë, por mbetet sërish në vend të tretë

by admin
Spread the love

Shtutgarti nuk e ka nisur mbarë pjesën e dytë të sezonit, pasi nuk arriti të marrë pikë në javën e 17-të të Bundesligës gjermane, pasi u mundën në transfertë në shifrat 3-1 nga Borusia e Myshengladbahut.

Përpos kësj humbje Shtutgarti mban vendin e tretë me 34 pikë, një më shumë se Lajpciku, që u mposht në shtëpi nga Eintraht Frankfurt. Por shumë pranë po u vjen Borusia e Dortmundit që është e pesta me 30 pikë.

Borusia e Myshengladbahut shënoi dy gola brenda 19 minutash lojë me të njëjtin autor, Hak. Në minutën e 56-të Shtutgarti shkurton rezultatin në 2-1 me golin e Vagnoman. Por në fund të sfidës Siebatçeu realizoi golin e tretë për vendasit. Më herët u luajt ndeshja mes Bokhumit dhe Verderbremit, takim i cili u mbyll në barazim 1-1.

a

PANORAMASPORT.AL

You may also like