Shtrohet me urgjencë në spital kryeministri i Izraelit! Netanyahu i nënshtrohet analizave, dyshohet se u dehidratua

by admin
Spread the love

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u shtrua në spital, ndërsa shkaku ka qenë dehidratimi, pasi një vapë e fortë e ka”pushtuar” vendin.

Pas nënshtrimit të analizave, testet fillestare të Netanyahut dolën normale dhe se tashmë është në gjendje të mirë. Ai u shtrua të shtunën në Qendrën Mjekësore Sheba në Ramat Gan, një periferi e Tel Avivit.

“Me rekomandimin e mjekëve, kryeministri vijon t’i nënshtrohet analizave rutinë shtesë“, raporton CNN.

Kryeministri publikoi një video-deklaratë, duke treguar problemin e më pas këshillonte njerëzit të pinin më shumë ujë.

“Dje kalova kohë me gruan time në Detin e Galilesë, në diell, pa kapelë, pa ujë. Nuk është një ide e mirë. Pra së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve për shqetësimin tuaj dhe gjithashtu ekipet e shkëlqyera këtu në Sheba që më ekzaminuan. Faleminderit Zotit, ndihem shumë mirë, por kam vetëm një kërkesë nga ju: po kalojmë një valë të nxehti në vend, ndaj ju lutem, rrini më pak në diell dhe pini më shumë ujë dhe le të kalojmë të gjithë mirë” tha Netanyahu, teksa temperaturat në Izrael kanë arritur në mesin e 30 gradë Celsius për disa ditë dhe pritet të vazhdojnë në atë nivel për javën e ardhshme.

Udhëheqësi i opozitës Yair Lapid i uroi Netanyahut “një shërim të plotë dhe shëndet të mirë” në një postim në Twitter. Izraeli aktualisht nuk ka një kryeministër në detyrë, që do të thotë se nëse Netanyahu është i paaftë, kabineti do të duhet të mblidhet për të zgjedhur një kryeministër në detyrë.

Ministri i Drejtësisë Yariv Levin është zëvendëskryeministër, por sipas Ligjeve Themelore të Izraelit, ushtruesi i detyrës së kryeministrit është një rol më vete, që do të thotë se Levin nuk do ta merrte automatikisht detyrën nëse Netanyahu është i paaftë, edhe pse deri më tani nuk ka asnjë tregues të tillë.

73-vjeçari është lideri i Partisë Likud të qendrës së djathtë të Izraelit dhe ka qenë figura dominuese në politikën izraelite për gati tre dekada. Në qershor 2021, ai humbi detyrën për herë të parë në 12 vjet pasi rivali Naftali Bennett fitoi një votim parlamentar për të formuar një qeveri. Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, ai u betua edhe një herë si kryeministër në një rikthim dramatik, duke bashkuar një koalicion.


Top Channel

You may also like