Shtohen anijet ruse në Mesdhe, Italia: Rrezik për incidente

by admin
Spread the love

Ka pasur një rritje të ndjeshme të numrit të anijeve ruse në Mesdhe, siç nuk është parë që prej Luftës së Ftohtë – alarmin e jep kreu i marinës italiane, Enrico Credendino, sipas të cilit sjellja e Moskës po bëhet në mënyrë të pazakontë, më agresive.

“Numri i anijeve ruse në Mesdhe është rritur. Edhe pse nuk përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë në ujërat tona territoriale, mjafton për të kuptuar se tensionet po shtohen. Rusët po shfaqin një sjellje agresive që më parë ka qenë e dukshme në Balltik, por jo në Mesdhe. Ekziston rreziku për incidente të mundshme dhe kur ndodh një incident të kësaj natyre, nuk dihet kurrë se si mund të përfundojë”, tha Credendino.

Gjatë dëshmisë në Komisionin e Mbrojtjes të parlamentit Italian, ai paralajmëroi se Moska po e rrit praninë edhe në Detin Jon, duke mos përjashtuar edhe këtu rrezikun e incidenteve e përplasjeve.

“Mesdheu ka fluks të madh, dhe ekuilibri aty është i paqëndrueshëm. Nuk ishin parë ndonjëherë katër grupe avionë-mbajtësish të aleatëve: një italian, një francez, një amerikan dhe anije amfibe spanjolle. Rusët nuk e kanë të vështirës të arrijnë deri në Jon dhe të mësyjnë me tre anije moderne. Anija më moderne e Rusisë, ndodhet aktualisht në Afrikën e Jugut dhe zotëron raketa hipersonike, të cilat nuk e dimë nëse janë efikase ose jo, por këtë do ta shohim. Ajo anije mund të hyjë në Mesdhe. Situata është komplekse dhe rreziku i lartë”, shtoi kreu i marinës italiane.


Top Channel

You may also like