Shtime: Një 48-vjeçar gënjeu policinë se është sulmuar dhe i janë grabitur mbi 3 mijë euro

by admin
Spread the love

Policia ka njoftuar se një person në Shtime ka lajmëruar rrejshëm policinë se është sulmuar dhe i janë grabitur 3 mijë e 500 euro.

Bëhet e ditur se i dyshuari e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti është liruar për procedurë të mëtejme hetimore.

Policia në njoftim ka bërë të ditur edhe se ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, përcjell Klankosova.tv.

“Me datën 11.03.2023 rreth orës 07:30, personi A.G ( M/K) i moshës 48 vjeçar kishte raportuar në policinë e stacionit në Shtime, se në fshatin Gjyrkovc të Shtimes persona të panjohur e kishin sulmuar dhe me dhunë i kishin grabitur para në vlerë prej 3.500 euro dhe kishin ikur me një automjet në drejtim të panjohur.Policët e rendit të stacionit në Shtime e më pas hetuesit rajonal nga Sektori Rajonal i Hetimeve, nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj,  i kanë marrë veprimet e nevojshme dhe nën dyshimin se mund të ketë lajmërim apo kallëzim të rrejshëm të rastit i kanë nisur hetimet”.

“Fillimisht ankuesi është testuar me alkool test, i cili ka rezultuar me 1.42 promila.Pas intervistimit nga hetuesit policor, në prani edhe të avokatit mbrojtës , rreth orës 15:00 , ai në tërësi e ka pranuar veprën se ka deklaruar rrejshëm, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit i njëjti lirohet për procedurë të mëtejme hetimore dhe ndaj tij është iniciuar kallëzim penal, nën dyshimin se ka kryer vepër penale ‘’ Lajmërimi, apo kallëzimi i rremë’’, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

You may also like