Shtim të përhershëm të forcave të NATO-s – Shqip

by admin
Spread the love

“Autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës”

Sulmi i 24 Shtatorit në Banjskë ishte një shenjë që konfliktet mund të rikthehen në Ballkanin Perëndimor ka thënë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ai, gjatë së hënës qëndroi në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Në takim me Presidenten Vjosa Osmani tha të kenë diskutuar për sigurinë ndërsa sulmin e 24 Shtatorit e cilësoi të papranueshëm dhe kërkoi që përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

Jens Stoltenberg, Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: Dhuna që e kemi parë në Banjskë është arsyeja pse kemi rritur praninë tonë dhe që është vendosja më e madhe e KFOR për një dekadë. NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, por Policia dhe EULEX-i. Këtë shqetësim do ta ngre nesër në Beograd dhe ata që qëndrojnë prapa sulmit të mbahen përgjegjës. Po e rishikojmë nëse duhet të ketë një rritje të përhershme të ushtarëve të NATO-s në Kosovë që të sigurohemi që sulme të tilla të mos përsëriten.

Mirëpriti propozimet e bëra rreth formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: Ky do të ishte një hap kyç drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe një paqeje të qëndrueshme.

Nuk dha shpresa për anëtarësim të Kosovës në NATO.

Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: Anëtarësimi në programimin për Partneritet për Paqe kërkon vota unanime nga të gjitha shtete anëtare. Nevojitet vendimi i të gjitha aleatëve, nuk e di kur mund të merret një vendim i tillë.

E Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar nga NATO t’i dërgojë mesazhe të qarta Serbisë, për tërheqjen e forcave të shtuara në kufi me Kosovën.

Jens Stoltenberg – Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s: Anëtarësimi në NATO është qëllim i Kosovës. PërfshirJa në partneritetin për paqe e pastaj edhe anëtarësimi në NATO është garanci për rajonin. Stërzgjatja e këtij procesi prodhon pasoja.

Stoltenberg ka takuar më pas kryeministrin Albin Kurti për të vazhduar vizitën në Beograd ku do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciç. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut do të takojë kryeministrat e vendeve të tjera të rajonit, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Tv Klan

You may also like