Shteti nuk i trajton si duhet kompanitë vendase, favorizon të huajat – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në aspektin ligjor, në letër gjërat janë në rregull, por ndryshojnë në praktikë sa i përket trajtimit të kompanive vendase në krahasim me ato të jashtme që investojnë në Maqedoninë e Veriut. Kështu vlerëson në Klan Debat, Drilon iseni, drejtor në OEMVP. Sipas Isenit, në Zonat Zhvillimore Teknologjiko – Industriale në Maqedoni, ka infrastrukturë të rregulluar, ndërsa jashtë saj, kompanitë vendase e kanë shumë të vështirë të investojnë sepse nuk kanë infrastrukturë të rregulluar nga shteti, por duhet ta bëjnë me mjete vetanake, përcjell Klan Maqedoni.

“Nuk mundet që një investim i brendshëm prej një milionë eurosh që është e rëndësishme për kompanitë tona, të jetë njejtë e trajtuar si investimet nga jashtë që mund të jenë dhjetëfish më të mëdha. Këtu duhet të gjindet një balans se si edhe këto investitorë më të vegjël të trajtohen më mirë. Aspekti i dytë është insfrastruktura që iu ofrohet bizneseve. E dimë që në këto zona shteti merr përsipër t’ua zgjedhë të gjitha, sa i përket asaj që paraqet infrastrukturë bazike, qoftë për prodhim apo infrastrukturë dytësore, që iu siguron kompanive qasje në këto hapësira. Jashtë këtyre zonave nuk ndodhë kjo”, deklaroi Drilon Iseni, Drejtor në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri Perëndimore./KlanMacedonia

You may also like