Shtetësia e munguar – pritjeve iu erdhi fundi

by admin
Spread the love

DAUTI: KA AKOMA PERSONA QË NUK KANË MARRË SHTETËSI

Për shkak të mungesës së shtetësisë në vitin 1999 e kishin larguar nga puna. Kështu nis rrëfimin 61 vjeçari Deli Sefedini nga Kumanova I cili pas shumë vitesh pritje u pajis me nënshtetësi.

“Prej 75 jam këtu qetash kam marrë shtetësinë. Jam i kënaqur, familja ime e ka marrë gjithë shtetësinë” – tha Deli Sefedini, qytetar.

Ngjajshëm ka pritur edhe Lumnije Iseni.

“Jam shumë e lumtur që pas 37 vitesh jam pajisur me shtetësi. Për herë të parë në jetë kam dal jashtë shtetit dhe kam vizituar të afërmit në Kosovë” – deklaroi Lumnije Iseni, qytetare.

E në shenjë falenderimi, ata pritën me lule një delegacion të Aleancës për shqiptarët të cilët sipas tyre janë meritor për zgjidhjen e kësaj problematike. Deputetja e kësaj partie, Ilire Dauti tha se akoma ka persona që nuk janë pajisur me shtetësi.

”Ka shumë persona që na lajmërojnë që e kanë arritur shtetësinë por fatekqësisht ka edhe persona të tjera që akoma nuk mund të pajisen me shtetësi” – tha Ilire Dauti, deputete e ASH-së.

Lidhur me problamatikën e shtetësisë, Aleanca për Shqiptarët gjatë vitit 2021 në koalicion edhe me Alternativën promovuan platformën “shetetesia.mk”, e cila më pas u inkorporua në ligj dhe u votua nga gjithsej 57 deputetët. /KlanMacedonia/

You may also like