Shtetasi turk ndalohet në Maqedoni, transportonte mall të padeklaruar – Shqip

by admin
Spread the love

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme në pikën e pagesës “Gradsko” kanë arrestuar shtetasin e Turqisë, 58-vjeçarin me iniciale E.O., pasi gjatë kontrollit të autobusit që ai po drejtonte, është gjetur mall i padeklaruar.

“Gjatë kontrollit në një autobus “Mercedes” me targa të Turqisë, të cilin ai e drejtonte, në bagazh janë gjetur 20 pako dhe 28 kuti me produkte të ndryshme, të cilat i nënshtrohen kontrollit doganor dhe për të cilat nuk kishte asnjë dokument.

Ajo që është gjetur është konfiskuar dhe personi është ndaluar në stacion. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, shtojnë nga MPB.

You may also like