Shtetasi i huaj alivanoset te një objekt në zonën industriale, vdes në QKUK

by admin
Spread the love

Një person i moshës 55-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 10:00 në gjendje të alivanosur në ambientet e një objekti në zonën industriale në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar se vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve në QKUK.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent ndërkohë që viktima ishte dërguar në QKUK. Rreth orës 11:15 nga ana e mjekëve në QKUK, është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull, rreth 55 vjeç, shtetas i huaj. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion ndërkaq policia në koordinim me prokurorin e shtetit po trajton rrethanat e ngjarjes duke proceduar me një hetim mbi vdekjen”, tha ai për Paparacin.

Ndërkohë që siç raportuan sot mediat rasti ka ndodhur në kompaninë Elkos Group në Zonën Industriale në Prishtinë, kurse viktima sipas këtyre mediave është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

You may also like