Shtëpia e kulturës në Bardhosh s’u bë për 10 vjet (VIDEO)

by admin
Spread the love

Janë bërë më shumë se 10 vjet që kur ka nisur ndërtimi i Shtëpisë së Kulturës në fshatin Bardhosh të Prishtinës, por ende nuk ka përfunduar si projekt.

Tokën për ta ndërtuar këtë objekt e dha komuna ndërsa financimin e bëri Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Fakultetin e Arteve, raporton Shqip.

Këtij të fundit ia lë fajin Ministria për mospërfundimin e objektit, meqë sipas tyre, fakulteti ka shtuar një aneks të ri në këtë shtëpi dhe kjo nuk ka qenë e planifikuar fare me buxhet.

Tashmë Ministria e Kulturës nuk ka më para për të vazhduar tutje, dhe sipas tyre në vazhdim do të vendosë se çfarë do të bëjë me të.

Por janë banorët e Bardhoshit ata të cilët po i kritikojnë dy institucionet për mos-seriozitet në punë.

Sipas tyre, kjo është për turp, pasi një shtëpi e tillë e kulturës është dashur të përfundojë brenda një kohe të shkurtër e jo të mos kryhet për më shumë se 10 vjet. /Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS

You may also like