Shtëpia e Bardhë: Uashingtoni nuk do të njohë aneksimin e paligjshëm të territorit ukrainas

by admin
Spread the love

Shtetet e Bashkuara nuk do të njohin rajonet e aneksuara nga Rusia në Ukrainë, duke iu referuar asaj që Shtëpia e Bardhë e quajti referendum i paligjshëm dhe i manipuluar nga Moska, e që do të sfidohej ndërkombëtarisht.

Bazuar në informacionin tonë, çdo aspekt i këtij procesi ishte inskenuar dhe orkestruar nga Kremlini“, u tha gazetarëve, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre në një konferencë për shtyp. Ajo shtoi se “Uashingtoni do të angazhohej për të siguruar kundërshtim ndaj njohjes së territoreve të aneksuara, përfshirë në OKB“.

“Pavarësisht nga pretendimet e Rusisë, ky mbetet territor ukrainas”, tha ajo.

Në të njëjtën linjë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha dje se bashkimi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës me Rusinë nuk do të njihen kurrë. Reagimi amerikan u bë pas publikimit të rezultateve të një referendumi të organizuar nga Moska në disa rajone të Ukrainës që përbëjnë 15% të territorit të Ukrainës. Perëndimi e ka quajtur referendumin një farsë.

Zyrtarët e vendosur nga Rusia në rajonin Donetsk të Ukrainës deklaruan fitoren në një referendum për bashkimin me Rusinë me mbi 99% të votave pro.

Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe

“E kemi ëndërruar në vitin 2014 dhe kemi vepruar për këtë. Kjo është një ditë historike. Ne po bashkohemi me atdheun tonë të madh, me Rusinë e madhe”, tha pas shpalljes së rezultateve udhëheqësi i Republikës së vetshpallur të Donetskut, Denis Pushilin

Kutitë e votimit u çuan shtëpi më shtëpi nga zyrtarët në atë që Ukraina dhe Perëndimi e dënuan si referendum farsë për të krijuar një pretekst ligjor për aneksimin e katër rajoneve dhe justifikuar kërcënimin e presidentit rus, Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore në mbrojtje të “integritetit territorial” të Rusisë.

Perëndimi dhe Ukraina e kanë bërë të qartë se kurrë nuk do t’i njohin rezultatet e referendumit.

Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia

“Ne nuk do ta njohim kurrë aneksimin e territorit ukrainas nga Rusia… Ukrainasit do të vazhdojnë përpjekjet për të rimarrë territorin e pushtuar. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim ata në këtë përpjekje”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken të martën, gjatë një konference shtypi me homologun indian, Subrhamanyam Jaishankar.

“Krimi i agresionit kundër vendit tonë, farsa në territoret e pushtuara që quhet referendum nga pushtuesit, përgatitja e një përpjekjeje të re për aneksimin e territorit ukrainas, të gjitha këto janë hapa me të cilët Rusia e ka shkelur Kartën e OKB-së”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.

Presidenti ukrainas, pa dhënë detaje, tha se ka lajme të mira edhe nga fronti pasi forcat ukrainase po vazhdojnë çlirimin e tokave të pushtuara.

Ukraina ka paralajmëruar vazhdimisht se aneksimi rus i territoreve do të shkatërronte çdo mundësi për bisedime paqeje, ndërsa ukrainasit që ndihmuan Rusinë të organizonte votimet do të përballen me akuza për tradhti./ Zëri i Amerikës


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like