“SHTEGTIME NËPËR ATDHE” – LIBRI MË I RI I BERAT LUZHËS

by admin
Spread the love

Bashkatdhetari ynë, Berat LUZHA nga Begraca e Kaçanikut, këto ditë nxori nga shtypi librin më të ri e të veçantë në dy pjesë “SHTEGTIME NËPËR ATDHE”. Libri i sapo botuar është rezultat i punës 5-vjeçare të autorit. Në secilën pjesë të librit janë nga 111 shkrime, gjithsej 222 shkrime për fshatra e qytete, për male, lumenj e liqene. Shkrimet e bëra i kushtohen vendeve që autori i ka vizituar, kryesisht, pas luftës çlirimtare nëpër republikat Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Kosovë Lindore.
Shkrimet në libër janë përgjithësuese për secilin vend, ku pasqyrohen aspektet gjeografike, historike, etnografike, arkeologjike, turistike etj. Libri shërben për njohjen e secilit vend veç e veç në hapësirat shqiptare dhe veçanërisht mund të shërbejë si një guidë për vizitorë e turistë.
Një fjalë e urtë thotë: Njihe Atdheun që ta duash më shumë! Pikërisht, libri shërben për njohjen më të mirë të Atdheut tonë të dashur, të cilin e kaluara e hidhur e copëtoi në shumë pjesë.

 

 

You may also like