“Shtatë tituj për dy vite”, Lautaro zbulon bisedën me Messin: Ia bëra të qartë rëndësinë e grupit

by admin
Spread the love

Lautaro Martinez i gëzohet titujve të fundit që ka fituar me fanellën e Inter, por edhe me Argjentinën në Botëror.

Në një intervistë për ESPN, argjentinasi thekson se shtatë tituj në dy vitet e fundit janë për një motiv i madh për të vijuar punën me dedikim dhe përkushtim për të arritur edhe më shumë në karrierë.

Ndër të tjera, sulmuesi tregon edhe bisedën me Lionel Messi i cili i theksoi se skuadra kishte nevojë për një Lautaro në formën optimale duke qenë se sulmuesi vuante një dëmtim në kavilje para startit të Botërorit.

“Për një vit e gjysmë, thuajse dy kalova nga zero tituj në karrierë, në shtatë të tillë. kjo është diçka që më motivon shumë për vazhdimësinë e karrierës. Dëmtimi para Botërorit? Messi mu afrua dhe më tha se duhej të rikuperohesha, më tha se isha i rëndësishëm për skuadrën. Edhe unë ia bëra të qartë Messit se duhej të bënte më të mirën për grupin, por në atë moment po vuaja shumë dhe jam i lumtur që ai më mbështeti.

Në Abu Dhabi fola edhe me trajnerin Scaloni, i tregova të vërtetën rreth dëmtimit dhe dhimbjes që ndjeja. E njoftova trajnerin për gjithçka dhe i thashë se ndoshta ishte më mirë të më ulte në stol”, u shpreh Lautaro Martinez.


Top Channel

You may also like