Shtabi i Krizave i rekomandoi Qeverisë shtyrjen e gjysmëvjetorit të dytë

by admin
Spread the love




Shtabi Qendror për Koordinim me Kriza për ballafaqim me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19 i ka rekomanduar Qeverisë që të shtyj procesin e nisjes së gjysmëvjetorit të dytë.

Kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Karaxhovski prezantoi gjendjen aktuale epidemiologjike me COVID-19, ndërsa pikë kryesore e diskutimit ishin opsionet për vazhdimin e mësimit në vitin aktual shkollor.

Nga diskutimi, Shtabi i Përgjithshëm i Koordinimit të Krizave doli në përfundimin se vendi ndodhet aktualisht në një kulm epidemiologjik, për këtë arsye rekomandon shtyrjen e vitit shkollor deri më 1 shkurt 2022, me kushtin e thirrjeve të forta ndaj prindërve që të respektojnë me përpikëri masat mbrojtëse nga coronavirusi.

Komisioni për Sëmundjet Infektive dhe Ministria e Shëndetësisë do të raportojnë në një interval më të shpeshtë për monitorimin e situatës në mënyrë që rekomandimet të mund të përshtaten nëse është e nevojshme.


You may also like