Shqiptohen 88 kundërvajtje trafiku në Shkup

by admin
Spread the love




Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 88 kundërvajtje, prej të cilave trembëdhjetë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dymbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit.

Janë shqiptuar edhe katër sanksione për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike, pesë ssnksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur, katër masë për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) …

MPB njofton se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bën apel të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.


You may also like