Shqiptohen 109 masa në Shkup, 20 për tejkalim të shpejtësisë

by admin
Spread the love

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (17.07.2023) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 109 masa.

“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 109 masa, nga të cilat 20 masa për tejkalim të shpejtësisë, katër masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 masa për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletës, dy masa për shoferët që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.

Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, dy masa për kalim në semaforë të kuq”, thuhet në njoftimin e MPB-së

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like