Shqiptarët filmohen poshtë pemëve në Francë në pritje të gomoneve për tu nisur drejt Anglisë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Trendi më i fundit i emigrimit është Anglia. Disa shqiptarë janë filmuar duke fjetur në malet e Francës, në pritje të gomones së radhës për tu nisur drejt Anglisë. Kandidati për Kryetarin e FRPD-së Mariglend Doçi ka publikuar videon ku të rinjtë shqiptarë shihen që janë shtrirë në pyjet e Francës, të cilët presin gomonen e radhës për të ikur në Angli.

Me çanta në krahë e bluza me kapuçë, shqiptarët shtrihen pranë pemëve. Disa prej tyre shihen duke luajtur, e ndërsa të tjerë, duke fjetur. Të gjithë presin gomonen që do t’i çojë drejt Britanisë së Madhe.

Postimi i plotë:

“Videot që na vijnë nga Franca të të rinjve Shqiptar në pritje të nisjes së gomones së radhës për Angli janë shokuese. Të strukur nga i ftohti dhe të rraskapitur nga lodhja këto janë përpjekjet e të rinjve Shqiptar për një jetë më të mirë larg atdheut tyre të mjeruar nga qeveria Rama. Dikush me gomone, dikush me kamion, dikush me një aplikim fallco për tu shkolluar këto janë dramat e të rinjve tanë në 2022. Mallkuar qoftë çdokush ju shkatërron jetën të rinjve tanë. Mallkuar qoftë ai që largon ata ose i inkurajon ata për të lënë atdheun e tyre.”, shkruhet ne postim.

VIDEO:

You may also like