Shqiprim Arifi: Albin Kurti non grata në SHBA

by admin
Spread the love

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti, ndonëse ende e pazyrtarizuar, është person non grata në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

”Albin Kurti në SHBA edhe pse nuk është zyrtarizuar është një person non grata”, deklaroi ai, teksa u shpreh mes tjerash se asnjëherë nuk ka qenë simpatizues i tashmë kryeministrit kosovar, por çdoherë kritik.

Kjo siç tha Arifi, sepse duke qenë Vetëvendosje, ka në brendësi edhe një lloj radikaliteti, përcjell klankosova.tv..

Ai gjithashtu komentoi edhe aneksin e Ohrit, më 18 mars, ku edhe pati disa pakënaqësi për mospërfshirjen e shqiptarëve të Luginës, në këtë çështje të dialogut.

”Unë iu kam treguar që e kam nënshkruar një dokument, i cili është publikuar nga liderët shqiptarë këtu tek ne para një jave që ne kërkojmë të përfshihemi në marrëveshje”.

Por, Arifi potencoi për Euronews Albania, se Qeveria e Kosovës dhe presidenca kanë qenë në sfera të tjera të jorealitetit.

You may also like