Shqipërisë i duhet vetëm 1 pikë, barazimi i Polonisë me Moldavinë nxjerr jashtë polakët

by admin
Spread the love

Polonia e Lewandowskit praktikisht jashtë finaleve të Euro 2024.

Barazimi 1-1 në Varshavë me Moldavinë e mban Poloninë përfundimisht poshtë Shqipërisë në renditje, teksa Lewandowskit me shokë u ka mbetur vetëm një takim për të luajtur, ai me Çekinë, ndërkohë që kuqezinjtë kanë tri pikë më shumë dhe avantazhin e sfidave direkte.

Vetëm një skenar në kufijtë e së pamundurës mund ta kualifikojë Poloninë: të mposhtë vetë Çekinë, Shqipëria të mundë Moldavinë dhe Çeki – Moldavi të përfundojë barazim.

Ndërkohë nga ana tjetër humbja në “Arenën Kombëtare” përballë Shqipërisë u duk qartë se kishte lënë gjurmë në përfaqësuesen çeke, që vuajti shumë për të marrë tri pikët në shtëpi me Ishujt Faroe.

Deri në minutën e 76-të rezultati ishte mbërthyer në shifrat 0-0 dhe u desh një 11-metërsh i akorduar për prekje të topit me dorë që Çekia të kalonte në epërsi, falë ekzekutimit të saktë të Soucek.

Tashmë në ndeshjet e mbetura, Shqipëria do të udhëtojë drejt Moldavisë më 17 nëntor për ndeshjen e rradhës, ndërsa në të njëjtën mbërmje Polonia pret Çekinë në ndeshjen e tyre të fundit, ndërkohë që Shqipëria do të luaj më 20 nëntor përball Ishujve Faroe në Tiranë, ndërsa po në këtë datë Modlavia dhe Çekia me gjasë do të ndajnë se cila prej të dyjave t’i bashkohet kuqezinjve në finalet e Europianit.


Top Channel

You may also like