Shqipëria U19 trimfon ndaj Malit të Zi

by admin
Spread the love

Shqipëria U19 ka fituar në miqësoren e parë me 19-vjeçarët e Malit të Zi me rezultatin 3-1.

Në takimin e zhvilluar në shtetin fqinjë, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht mundësive të shënimit të të dyja skuadrave.

Skuadra e drejtuar nga Armando Cungu zhbllokoi rezultatin me Toçin, i cili vetëm tre minuta më vonë shënoi dhe golin e dytë personal. Goli i tretë për kuqezinjtë u shënua nga Pëllumbi në minutën e 77-të. Vendasit ngushtuan rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes, falë një 11-metërshi.

Një paraqitje e mirë e Shqipërisë U-21, të cilët do të ndeshen sërish në një tjetër ndeshje miqësore me Malin e Zi në datën 12 tetor.

Skuadra e 19-vjeçarëve po përgatitet për takimet kualifikuese për kampionatin evropian që do të zhvillohen muajin e ardhshëm. Kuqezinjtë ndodhen në grupin 7 së bashku me me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

You may also like