Shqipëria U17 kualifikohet në Elite Round, Duka: Një sukses historik i futbollit shqiptar

by admin
Spread the love

Shqipëria U17 u kualifikua në Elite Round edhe pse u rendit e treta në grupin e saj kualifikues, me dy vendet e para që kalonin automatikisht në turin tjetër. Por fakti që i kishte marrë pikë Uellsit që u rendit në vendin e parë, në një barazim pa gola, bëri që kuqezinjtë e vegjël të sigurojnë një nga vendet që formula e kampionatit garanton duke marrë për bazë skuadrat e tretat më të mira të të gjitha grupeve kualifikuese.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përgëzuar kuqezinjtë e vegjël për këtë arritje të madhe.

“Kualifikimi i kombëtares se 17-vjecarëve një tjetër sukses historik i futbollit Shqiptar ne këtë vit 2022.

Sukses i merituar i djemve te talentuar te Kombëtares 17 vjeҫare të drejtuar nga Ervin Bulku, që arritën në Elite Round të Europianit 2023.

Një arritje e rëndësishme duke parë që kuqezinjtë e vegjël përballeshin me emra të mëdhenj të futbollit europian si Suedia, Uellsi dhe Kroacia. Tre ndeshje shumë positive që konfirmojnë edhe njëherë rritjen e futbollit shqiptar dhe vijimësinë e një pune intensive shumë vjeҫare që po bëhet me futbollin e moshave.

Vitin e ardhshëm i presim 3 finale të mëdha për të cilat unë jam besimplotë se do të dhurojnë paraqitje shumë të mira e do të nderojnë fanellën kuqezi. Shumë urime ҫuna!”, shkruan Duka në faqen e tij në Facebook. / oversport.tv

You may also like