Shqipëria, gati për Çekinë/ Mbyllen përgatitjet e kuqezinjve për ndeshjen e Pragës

by admin
Spread the love

Përfaqësuesja kuqezi ka përfunduar përgatitjet për ndeshjen kaq të rëndësishme të grupit në këto eliminatore të europianit përballë Çekisë.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar mbrëmjen e së martës seancën e fundit stërvitore përgatitore reale përpara udhëtimit për në Pragë, pranë fushave të kompleksit të kombëtares në “Shtëpinë e Futbollit”.

Këtë here i gjithë grupi ishte në dispozicion të trajneri Sylvinho pas rikuperimit që bën disa lojtarë të hënën pasi mbërritën në grumbullim nga ndeshjet e fundit të klubeve të tyre.

Ashtu si edhe të hënën trajneri Brazilian ka zhvilluar veç skemave tekniko taktike, edhe një ndeshje kontrolli duke improvizuar situate të ndryshme të ndeshjes. Repartet e ekipit u ndanë në pjesë të caktuara të fushës ku secili grup kishe programin e tij si mbrojtja, mesfusha dhe sulmi.

Çekia aktualisht është skuadra që kryeson grupin pas tre ndeshjeve të luajtur me dy fitore dhe një barazim, duke u renditur përpara kuqezinjve që e ndjekin nga vendi i dytë me 6 pikë me po 3 ndeshje por që kombëtarja jonë ka dy fitore dhe një humbje.

Ndeshja me Republikën Ceke do të luhet më date 7 shtator në Pragë, ndërkohë që menjëherë me 8 shtator kuqezinjtë do të jenë në Tiranë për të filluar përgatitjet për ndeshjen e dytë që gjithashtu është po kaq e rëndësishme me Poloninë në Tiranë në stadiumin “Air Albania”, takim për të cilin, si rrallë here prej mëse një muaji janë shitur të gjitha biletat.


Top Channel

You may also like