Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gati për hapjen e kapitujve të parë të negociatave – Shqip

by admin
Spread the love

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë gati për hapjen e kapitujve të parë të negociatave pa asnjë hezitim”, kështu është shprehur ministri për Punët e Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.

Në një konferencë të përbashkët për mediat në kuadër të viiztës zyrtare të ministrit Hasani në Maqedoninë e Veriut, Osmani ka deklaruar se qytetarët e dy vendeve janë të padurueshëm për të marrë më shumë nga Evropa.

Bujar Osmani: Të dy vendet në mënyrë aktive kanë zhvilluar negociata, të cilat përfunduan me sukses procesin e “Screening”. Të dy vendet morën nota të mira dhe janë gati të hapin kapitujt e parë të negociatave pa asnjë hezitim. Jemi vende që kemi zbatim të lartë të akisë evropiane në legjislacionin e brendshëm, vende që janë gardianë të vlerave të qytetërimit perëndimor këtu në Ballkan dhe qytetarët më të drejtë janë të padurueshëm për të marrë më shumë nga Evropa tani, për të marrë hapjen e kapitujve, që do të thotë një prani më madhe të Evropës këtu në vend si dhe më shumë integrim tani, përpara edhe anëtarësimit të plotë.

Gjatë fjalës së tij, ministri Osmani ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë është edhe çështje sigurie, teksa ka bërë thirrje që Evropa të forcojë praninë e saj në rajon.

Bujar Osmani: Kjo është mënyra më e mirë dhe efektive dhe për reformë thelbësore të të gjithë sistemit, nëpërmjet forcimit të ciklit të investimeve, rritjes së të ardhurave. Gjithashtu është edhe çështje sigurie, integrimi i Ballkanit Perëndimor në Evropë, është çështje e politikës së sigurisë. Evropa të forcojë praninë e saj në rajon dhe në politikat e brendshme në Ballkanin Perëndimor./tvklan.al

You may also like