Shqipëria, destinacioni më në trend për në 2024 – Shqip

by admin
Spread the love

Gazeta britanike shkruan se vendi ynë ofron peisazhe si të ishujve Maldive me kosto të ulët

Vera 2023 ka mbaruar, por për ata që planifikojnë pushimet e tyre verore për vitin e ardhshëm, ekziston një perlë e “nënvlerësuar” në Evropë që është në rrugën e duhur për t’u bërë një destinacion trend.

Bëhet fjalë pikërisht për vendin tonë që sipas një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Daily Express” britanikët ka të ngjarë të kërkojnë destinacione më të lira.

Media prestigjoze i referohet një hulumtimi të kryer nga ekspertët e faqes më të madhe të udhëtimeve Booking.com të cilët thonë se qytetarët britanikë mund të shijojnë plazhe të ngjashme mahnitëse dhe ujëra të kristalta shumë më afër atdheut të tyre.

“Xhevahiri i Ballkanit, Shqipëria është destinacioniu trend për vitin 2024 për shkak të ujërave të kaltra, maleve mbresëlënëse dhe kostove të ulta për të gjitë udhëtarët ,” thonë ekspertët e Booking.com. Ishujt e Maldiveve janë padyshim një nga destinacionet më të kërkuara në botë, por udhëtimi nga Britania e Madhe e deri në këtë vend është shumë i gjatë dhe pushimet vijnë në një kosto të lartë.

E sa i përket udhëtimeve të gjata, qytetarët britanikë nuk do ta kenë aspak problem me Shqipërinë. Falë ndërtimit të aeroportit të Vlorës britanikët do të vijnë në vendin tonë përmes linjave të ndryshme ajrore dhe udhëtimi i tyre do të zgjasë pak orë.

Jo vetëm për pushimet e verës por edhe për ato dimërore britaniët mund të udhëtojnë me linjën e British Airëays me vetëm 69 £ për person.Ndërsa linja tjetër ajrore Ryanair ka fluturime vajtje-ardhje për në Tiranë. Nga kryeqyteti marrja me qira e një makine është ndoshta një nga mënyrat më të lehta për të shkuar drejt Vlorës, por edhe qyteteve të tjera bregdetare.

Klan News

 

You may also like