Shqipëri/ “Luftë” me karrige në parlament, Salianji hipën mbi tavolinë – Shqip

by admin
Spread the love

Duket se aksioni opozitar për të bllokuar punimet normale të seancës parlamentare vijoi ende pa filluar zyrtarisht ajo.

Deputetët demokratë u përplasën me efektivët e Gardës kur këta të fundit i ndaluan që të bllokonin foltoren me karrige.

Një ndër aktivët duket se ishte deputeti demokrat Bledion Nallbati teksa nuk kanë munguar as sharjet ndaj efektivëve të Gardës.

Ndërkohë deputeti Ervin Salianji duke parë situatën hipi mbi tavolinë dhe u përpoq t’i hidhte karriget nga lart.

“Do ta shihni dhe ju dhe këta, legena”, u shpreh ai.

Edhe pse jo në foltore si herët e kaluara, demokratët arritën ta bënin një grumbull me karrige. Kujtojmë se një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi përshkallëzim të aksionit opozitar.

Po sot në parlament është përcaktuar në rendin e ditës që të kalojë nen për nen dhe në tërësi projektligji për buxhetin e shtetit. /tvklan.al

You may also like